Telegrafi

Vrapoi sipër makinave të parkuara, duke iu shkaktuar dëmtime të konsiderueshme (Video)

Forcat e rendit në Berwick-upon-Tweed të Anglisë, shpërndanë një filmim të shkurtër, ku një njeri që besohet të jetë i ri në moshë, vrapon mbi disa vetura të parkuara.

Me këtë rast, ai u ka shkaktuar atyre dëmtime të konsiderueshme, kryesisht në kapak dhe tavan, transmeton Telegrafi.

“Kapaku ishte shembur në mes dhe ishin thyer fshesat e xhamit”, ka thënë pronari i njërës prej veturave.

Ata ende nuk i kanë dërguar për riparim, pasi rikonstruktimi konsiderohet si kozmetik dhe nuk i mbulohet nga kompania e sigurimeve.

Me anë të videos nga kamera e sigurisë, po përpiqen të tregojnë se veturat u dëmtuan qëllimisht, nga një keqbërës që ende mbetet i paemëruar. /Telegrafi/