Jon Goodchild ishte me shoqëri në një një pistë të garave për kuaj, në Surrey të Anglisë ku provoi të vraponte dhe të kalonte ndalesën.
Në momentin që e kaloi një rrethojë, 40-vjeçari u rrëzua në pjesën e pasme, ndërsa të pranishmit nuk ndalonin së qeshuri, transmeton Telegrafi.
“Është shumë i shkurtër, do të rrëzohet para se të hidhet” ka thënë një prej shoqëruesve të tij.
Megjithëse kaloi shënjestrën, të dedikuar për kapërcimet me kuaj, nuk arriti të binte si duhet. /Telegrafi/