Telegrafi

Vrapoi lakuriq në aeroplan dhe rrëzoi një stjuardesë, policia australiane arreston pasagjerin

Një burrë i akuzuar se vrapoi lakuriq në korridorin e një aeroplani australian, rrëzoi një stjuardesë dhe detyroi pilotin ta kthej aeroplanin prapa, u arrestua nga policia në aeroport, thanë zyrtarët të martën.

Incidenti ndodhi herët në atë që ishte planifikuar të ishte një fluturim 3 orë e 30 minuta i aeroplanit të aviokompanisë Virgin Australia, nga qyteti bregdetar perëndimor i Perthit në Melburn në bregun lindor.

Aeroplani me numrin VA696 u kthye në aeroportin e Perthit për shkak të një “pasagjeri përçarës”, u tha në një deklaratë të aviokompanisë, transmeton Telegrafi.

Policët australianë ishin duke pritur për aeroplanin dhe “mysafiri përçarës ishte nxjerrë nga fluturakja”, u tha ndër tjera nga Virgin.

Policia tha se “oficerët arrestuan një burrë pasi dyshohet se vrapoi lakuriq nëpër aeroplan në mes të fluturimit dhe rrëzoi një anëtar të ekuipazhit në dysheme”.

“Personi u transferua në spital për vlerësim, ku ndodhet ende”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Nuk ishte e qartë se si dhe ku në aeroplan pasagjeri hoqi rrobat e tij.

Policia pret që të urdhërojë me thirrje që burri të paraqitet në një gjykatë në Perth më 14 qershor. Se me cilat akuza do të përballet ende nuk është finalizuar. /Telegrafi/