Site icon Telegrafi

Vrapoi afro nëntë kilometra që t’i propozojë për mbrëmje të maturës (Foto)

Joran Fuller nga Shtetet e Bashkuara, ka vrapuar afro nëntë kilometra nëpër rrugë të veçanta, në mënyrë që aplikacioni në iPhone, të regjistrojë shtigjet në të cilat kalon.

Në hartën që tregon për lëvizjet e tij, është krijuar fjala Prome së bashku me një pikëpyetje, të cilën i riu e ka shfrytëzuar për t’i propozuar asaj, që të jenë partnerë në mbrëmjen e maturës, transmeton Telegrafi.

Mesazhi me fjalën e krijuar gjatë vrapimit

Imazhi ku shfaqet propozimi tij, është publikuar në Twitter nga Claire Short, që e ka pranuar me shumë dëshirë kërkesën e tij.

“Nuk ka mundësi dikush të vrapojë dhe të angazhohet kaq shumë, e unë të them jo”, ka shkruar Short lidhur me rastin.

Të rinjtë që do të shkojnë së bashku në mbrëmjen e maturës

Ndryshe, në ShBA të rinjtë e kanë shumë të rëndësishme propozimin për mbrëmjen e maturës dhe bëjnë gjithçka, për të marrë përgjigje pozitive nga vajzat që pëlqejnë. /Telegrafi/

Exit mobile version