Sot në mesditë mbahet minimaratona në distancë prej 5 km në Prishtinë, ku të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’i dedikohen fëmijëve me autizëm.
Vrapimi nis në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në ora 12:00. Ndërsa nga ora 11:00 është paraparë të mbahet Festivali Muzikor, ku të pranishmit do t’i argëtojë Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Dj Gamble.
Në këtë minimaratonë të organizuar nga Aferdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci dhe përkrahur nga komuna e Prishtinës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/