Joe Biden dëshiron që gjysma e veturave të shitura në SHBA deri në vitin 2030 të jenë me zero emetime të gazrave.
Kjo do të zvogëlojë emetimet e karbonit dhe do të rrisë konkurrencën përballë Kinës, thuhet në deklaratë.
Dhe për këtë, presidenti amerikan ka vozitur vet një veturë elektrike në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Politikani 78-vjeçar shihet në video teksa vrapon drejt veturës dhe heq setrën para se ty hyn në veturë dhe ta vozit atë.
Vitin e kaluar, vetëm rreth dy për qind e veturave të shitura në SHBA ishin elektrike, krahasuar me rreth dhjetë për qind në Evropë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. /Telegrafi/
Biden driving an electric Jeep around the South Lawn pic.twitter.com/T0vDK6s1K1
— Kevin Liptak (@Kevinliptakcnn) August 5, 2021