Telegrafi

Vrapimi i shpejtë për pesë minuta, është po aq i efektshëm sa vrapimi për 45 minuta

Hulumtuesit kanë zbuluar se vrapimi i shpejtë për disa minuta, japë përparësi të njëjta për zemër dhe metabolizëm, sikur edhe vrapimi për 45 minuta.

Vrapimi i shpejtë, heqë dhjamin rreth belit, përmirëson mirëqenien psikike dhe ndjeshmërinë e insulinës, hormonin që zbërthen sheqerin në gjak.

Përpos kësaj, meqë ky ushtrim zgjatë shumë më pak, do të shihej si më e preferuar e njerëzve që nuk kanë kohë dhe nuk bëjnë asnjë ushtrim, transmeton Telegrafi.

Në studimin e bërë me 90 të rritur të shëndosh, të ndarë në dy grupe, ka dalë se rezultatet janë të njëjta.

Gjysma janë detyruar të vrapojnë shpejtë, teksa të tjerët të vazhdojnë ngadalë, derisa hulumtimi ka zgjatur dhjetë javë.

Në fund, rezultate e të dyja palëve janë përshtatur pothuajse njëjtë, sa i përket të rrahurave të zemrës dhe linjës së belit. /Telegrafi/