N’Golo Kante përmblodhi atë që ka të bëjë me të gjithë ndeshjen e tij gjatë përballjes së Chelseat kundër Atletico Madridit, duke prodhuar një ‘vrapim të çmendur’ të klasit botëror në minutën e 94-të të ndeshjes.
Blutë fituan me rezultat 2-0 në Stamford Bridge të mërkurën në mbrëmje ndaj Atleticos në ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Golat për londinezët u shënuan nga Hakim Ziyech (34’) dhe Emerson Palmieri (90+), por mesfushori Kante ishte një interpretues i shkëlqyeshëm dhe paraqitja e tij po vlerësohet lartë.
Ai mbuloi të gjithë fushën dhe arriti të mbyste gjithçka që ekipi spanjoll u përpoq, ndërsa siguroi gjithashtu ndihmë në sulm.
https://twitter.com/PUNDITsFC/status/1372310933998080003
Një ‘vrapim i çmendur’ apo një ‘sprint’ i francezit në minutat shtesë të ndeshjes ka befasuar të gjithë, ndërsa janë pushtuar rrjetet sociale duke folur për të.
Rasti në fjalë ishte përfshirja e tij në golin e vonë të Palmierit, ku pa francezin të vraponte gjithë gjatësinë e fushës në vetëm tetë sekonda.
Kante tërhoqi Mario Hermoson në vrapimin e tij, duke i bërë hapësirë Emersonit në të majtë, i cili pas asistimit shënoi në portën e Jan Oblak.
Shumë tifozë lavdëruan dhe theksuan vendosmërinë e Kantes në minutat shtesë duke e cilësuar lojtarin si njëri nga më meritorët për kualifikimin e Bluve në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në shtatë vitet e fundit. /Telegrafi/
Kante played the whole game look at that run man Jesus Christ 😳
— Alex (@AlexNjenga205) March 17, 2021
N'Golo Kanté, who played the entire game, sprinted the length of the pitch in the 94th minute to provide a dummy run so Chelsea could score.
What a player 🙌 pic.twitter.com/JQ18UNDaM7
— ESPN FC (@ESPNFC) March 17, 2021
That Kante performance was something else. Not just back to his best, but perhaps his best performance, among many great performances, for Chelsea.
— Matt Law (@Matt_Law_DT) March 17, 2021
It's amazing how Ngolo Kante's run freed up Emerson. Even without a ball Kante is dangerous!!
— Ambei Milimu (@milimuambei40) March 18, 2021
https://twitter.com/Apa_mallis/status/1372316267110088712
Kante actually out run Pulisic in the 94th min
— Annang Chelsea 🇬🇭 (@NanaAnnang) March 17, 2021