Telegrafi

Vrapim 40 metra me top dhe gol i bukur – Dybala gjen rrjetën e parë me Romën

Paulo Dybala ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Romës.

Sulmuesi argjentinas që u bashkua me klubin këtë verë, por tregohet lojtarë i rëndësishëm për Romën që në start.

Pas asistimit kur Juventusit (1-1), tashmë ai ka gjetur edhe golin e parë me Romën kundër Monzas.

Argjentinasi mori një top nga mesi i fushës dhe vrapoi me të drejt portës, duke qenë i paarritshëm për mbrojtësit kundërshtar për të gjetur pastaj portën me një goditje të fuqishme.

Roma e ka nisur mirë sezonin e ri, duke marr një dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/