Site icon Telegrafi

Vranësira kalimtare dhe diell, parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria pritet të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit në orët e para të mëngjesit.

Në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë, raporton Top Channel.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 6°C, në zona e ulëta -1 deri 12°C, në zona bregdetare 5 deri 12°C. /Telegrafi/

Exit mobile version