Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët por që herë pas here do të ketë edhe reshje. Të dielën pritet një mot i kthjellët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03 gradë Celsius në 11 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 10 gradë Celsius në 16 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 11 gradë Celsius në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04 gradë Celsius në 11 gradë Celsius dhe në zonat e ulëta nga 06 gradë Celsius në 15 gradë Celsius. /Telegrafi/