Shqipëria sot do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që të sjelli zhvillim të përkohshëm të vranësirave kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor –juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë, raporton topchannel. /Telegrafi/