Site icon Telegrafi

Vranësira dhe reshje të pakta shiu në Shqipëri

Kjo e shtunë parashikohet me mot me diell dhe vranësira, me përjashtim të ndonjë reshje shiu të izoluar në Shqipëri.

Në orët vijuese të mbrëmjes priten reshje lokale shiu, duke filluar nga perëndimi e në lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h, e në zonat malore, konkretisht në veri të vendit mund të arrijë deri në 95 km/h në zona të caktuara!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 21 gradë Celsius. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version