Site icon Telegrafi

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Territori i Shqipërisë do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu deri në orët e pasdites në të gjithë vendin, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore.

Orët vijuese sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celcius deri në 16 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version