Site icon Telegrafi

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti sot në Shqipëri

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për sot parashikohet ndryshim i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Në këtë mënyrë moti në zonën qendrore dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 14 deri 30 gradë Celsius.

në zona e ulëta 16 deri 33 gradë Celsius

në zona bregdetare 18 deri 31 gradë Celsius. /tch/

Exit mobile version