Telegrafi

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të kohës dhe me alternime vranësirash mesatare e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Në këto zona në orët e nxehta të ditës dhe orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formen e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri hera-herës fiton shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 14-30 gradë Celcius. /Telegrafi/