Telegrafi

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria ditën e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës. Reshje shiu në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era nga veriperëdimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 10 metër sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen; në zonat malore 7 deri 19 gradë Ceclius; në zonat e ulëta 11 deri 24 gradë Ceclius, në zonat bregdetare 13 deri 23 gradë Ceclius. /Telegrafi/