Telegrafi

Vranësira dhe reshje në Shqipëri

Shqipëria në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e vranësirave kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ku dhe do të gjenerojnë reshje.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të theksohen në të gjithë territorin e vendit duke krijuar momente me reshje të pakta shiu. Mbrëmja dhe nata do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, pot do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jug-perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë. /Abcnews/Telegrafi/