Vranësirat dhe kthjellimet do të mbizotërojnë këtë të martë në territorin e Shqipërisë.
Temperaturat nuk do t’i kalojnë 16 gradë Celsius, kurse minimale do të jenë deri në -3 gradë Celcius.
Era do të fryjë në drejtim juglindje- verilindje e lehtë dhe mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Pas të martës, pritet të ketë nisje të reshjeve, kryesisht në jug të vendit, raporton topchannel.al. /Telegrafi/