Ditën e enjte në Shqipëri do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme.
Sipas MetoAlb, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës parashikohet shi i herë pas hershëm me intensitet të ulët në bregdet.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat në zona malore do të jenë -2 deri 10°C, në zona e ulëta 1 deri 16°C, dhe në zona bregdetare 5 deri 16°C. /Telegrafi/