Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht në veri dhe në qendër përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Në mesditë do të kemi prezente reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar në majat e maleve në veri dhe lokalisht në perëndim të vendit. Më pas gjatë orëve të mesditës mot i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen 17 deri në 36 gradë Celsius. /Telegrafi/