Site icon Telegrafi

Moti sot, vranësira dhe diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version