Telegrafi

Vranë me thikë 32-vjeçaren në Durrës, lihen në burg të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka vendsur sot masën arrest me burg për dy autorët e vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza.

Autorët e dyshuar, Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dyshohet se e kanë qëlluar 32-vjeçaren pasi nuk iu dorëzoi lekët e përfituara nga aktiviteti i prostitucionit.

32-vjeçarja kishte pësuar një aksident pasi ishte përplasur nga një makinë dhe paratë e nxjerra nga aktiviteti i prostitucionit, i kishte shpenzuar për të marrë mjekim.

Lexo po ashtu Dyshohet se vranë me thikë 32-vjeçaren të gjetur pa jetë poshtë urës në Durrës, arrestohen dy persona

Autorët që dyshohet se ishin tutorët e saj e kanë qëlluar mbrëmjen e të martës, teksa po konsumonin lëndë narkotike të llojit kokainë.

Prindërit e Aldo Brahimit në gjykatë kanë thënë se ai kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura.

“Nëse ai e ka kryer vrasjen, le të marrë dënimin që i takon”, ka deklaruar nëna e tij Donika Hamzai. /Telegrafi/