Burime nga policia thanë se “janë arrestuar shtetasit Pëllumb Nika, Ferdinand Hoti dhe Nikolin Luli pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së 42 vjeçarit Tonin Gjoni.”
Tre personat e arrestuar dyshohen se vranë për motive të dobëta 43 vjeçarin Gjoni dhe më pas u larguan nga vendngjarja.
Menjëherë pas ngjarjes policia e Lezhës nisi hetimet dhe pas disa orësh kërkimesh intensive bëri të mundur edhe arrestimin e autorëve. /Telegrafi/