Telegrafi

Vrajsa në Deçan, arrestohet i dyshuari i dytë

Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në fshatin Shaptej të Deçanit, la të vdekur dy vëllezërit Burim dhe Rexhep Ramaj.

Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë në Deçan ndodhi për një xham të autobusit!?

Policia kishte arritur mbrëmë t’i identifikojë të dyshuarit kryesor të kësaj vrasje, të cilët ishin babë e bir Salih dhe Durim Lushaj.

Salih Lushaj ishte arrestuar mbrëmë nga policia, ndërkaq i biri i tij Durim është arrestuar sot.

Lexo po ashtu Këta janë viktimat e vrasjes në Deçan (Foto)

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Komandanti i Policisë së Deçanit, Sjedë Dobraj.

Lexo po ashtu Babë e bir identifikohen si autorë të vrasjes së dyfishtë në Deçan

“Po sot rreth orës 14:00 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e mbrëmshme”, ka thënë Dobraj.

Ai ka shtuar se me rastin tani më është duke u marrur njësia e krimeve të rënda.

Lexo po ashtu Tronditet Deçani, vriten dy persona

Një zënkë e mëhershme për një xham të autobusit dyshohet të ketë qenë shkaku që dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i Komunës së Deçanit kanë mbetur të vdekur mbrëmë./Telegrafi/