Telegrafi

Vargmali mahintës dhe shumëngjyrësh në Argjentinë (Video)

Vargmali Hornocal gjendet në afërsi të qytetit Humahuaca, në provincën Jujuy të Argjentinës.

Ky vend me pamjet e tij sureale është një nga pjesët më mbresëlënëse të luginës shumë të popullarizuar, Quebrada de Humahuaca.

Ajo se çfarë e bën unik këtë vend, janë 11 ngjyrat të cilat asnjëherë nuk janë të njëjta, pasi që reflektimi i tyre varet nga koha që mbizotëron.

Kur shikohet nga larg, mund të mos ju duket peizazh real, pasi që i tejkalon dimensionet e imagjinatës në diçka tepër të bukur, natyrë të paprekur dhe të ruajtur.

Për më shumë detaje rreth këtij vargmali magjik, ju ftojmë ta ndiqni më poshtë storjen e përgatitur nga RTV Dukagjini.