Shoferët e hutuar nga mbarë bota, kanë shfrytëzuar internetin për të ndarë me të tjerët, rastet më ekstreme që i panë nëpër rrugë.
Galeria e përmbledhur nga Bored Panda, shfaqë disa nga shoferët që realizuan veprimet më të pazakonta, duke bërë të mendohet se si e morën lejen e vozitjes, transmeton Telegrafi.
Derisa njëra po i kthente qepallat, një tjetër e kishte siguruar për dore një dyshek, që po e mbante në tavanin e makinës.
Në të njëjtën kohë, derisa njëri voziste me shkallët e vëna në qafë, një tjetër e kishte vënë një degë peme në mungesë të rrotës së pasme.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej këtyre rasteve, që kanë ngritur shumë pyetje për mënyrën e rrezikshme të vozitjes dhe transporteve të çuditshme. /Telegrafi/