Një veturë është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsisë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Vetura ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu trafikun.
Një lexues e ka dërguar në kallo.com një video në të cilën shihet një veturë e bardhë duke ecur në krahun tjetër të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të gabuar.
Shpejtësia maksimale e lejuar në pjesën më të madhe të kësaj autostrade është 130 kilometra në orë.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, sipas Policisë së Kosovës, kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.
Një rast i tillë i vozitjes në drejtimin e kundërt në Autostradë ishte raportuar në kallxo.com edhe dy muaj më parë.