Site icon Telegrafi

Vozitje e çmendur në kulm të makinës në autostradë (video)

Në video shihet i riu Tim Wehage, i cili “surfon” në autostradën 95 në Florida. Videoja u bë vetëm shtatë ditë pas vdekjes së dy tinejxherëve, të cilët sfiduan fatin dhe u përpoqën të bëjnë një veprim të tillë.

Videoja fillon me kuadrin nga automobili. Pas disa sekondash, në dritare të makinës paraqitet një siluetë, e cila ngadalë del nga makina dhe fillon të nxitet në kulmin e saj.

I riu në kulm merr pozitën e surferit, derisa makina ecë nëpër autostradë pa shofer. Pas disa sekondash të kaluar në kulm, shoferi zbret dhe merr timonin nën kontroll sërish. Autostrada 95 vitin e kaluar është shpallur si rruga më e rrezikshme në mbarë SHBA-të, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/

Exit mobile version