Telegrafi

Vozitja me pantofla, sandale dhe take të larta – modë apo rrezikshmëri e madhe? (Video)

Edhe pse shoferët me pantofla, sandale dhe take të larta, mund ta rrezikojnë sigurinë në komunikacion – njerëzit vazhdojnë që ta drejtojnë automjetet me mbathje të tilla në këmbë.

Pantofla mund të rrëshqasë dhe të dalë nga këmba, prandaj në vend se shoferi ta shikojë rrugën, ai/ajo do të shikojë poshtë për ta kërkuar, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Një hulumtim i realizuar në Angli ka treguar se vozitja me sandale është përgjegjëse për 1.4 milion aksidente komunikacioni në vit, njofton Telegrafi.

Njëherësh, ekspertët kanë vlerësuar se drejtimi i automjetit me sandale është madje më i rrezikshëm se vozitja me këpucë me take të larta, sepse nevojitet më shumë kohë që këmba të lëvizë nga pedali i gazit në atë të frenimit, si edhe presioni është më i vogël.

Duke qenë se e rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion është e këshillueshme që të mos mbani në këmbë mbathje të tilla me të cilat nuk ndiheni të aftë për të shtypur mjaftueshëm dhe në kohë pedalet. /Telegrafi/