Në kryeqytetin e Maqedonisë, është fotografuar një veturë në pjesën e pasme të së cilës ndodheshin dy njerëz.
Përjashta Golfit me traga të Shkupit, shihen këmbët e meshkujve që e kanë mbuluar fytyrën me kapakun e gepekut.
Nuk bëhet i ditur identiteti i ngasësit të makinës, apo këtyre udhëtarëve që rrezikonin të lëndoheshin, transmeton Telegrafi.
“Mendo me u përplas ndonjë autobus me këtë makinë, çfarë ndodhë me këmbët e tyre”, është një koment lidhur me rastin.
“Kur s’ka vend për krejt, duhet me ja bo çarën diqysh”, komenton një tjetër për fotografinë që po bën xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/