Telegrafi

Vozitja e Nissan GT-R është më emocionuese se përcjellja e lojës së futbollit (Video)

Kemi parë krahasime dhe gara të ndryshme mes makinave, por kjo është shumë më e veçantë sepse i bën bashkë dashamirët e futbollit dhe të Nissan GT-R.

Pjesëmarrësve në këtë eksperiment, iu janë vënë rripa me pajisjet që kontrollojnë të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.

Krahasimi i të rrahurave të zemrës për minutë, të atyre që po shikonin një ndeshje të rëndësishme futbolli në stadium dhe ngasjes së GT-R, tregojnë se ky i fundit është shumë më emocionues.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon përmes shifrave se si reagon trupi gjatë shikimit të futbollit, apo lëvizjes me shpejtësi në një veturë të qëndrueshme. /Telegrafi/