Me shpejtësinë maksimale prej 340 kilometrave në orë, kjo është një super-veturë që ka komoditetin e Bentley.
Në fakt, është makina e vetme e këtij lloji që ka katër ulëse, ndërsa niveli i luksit dhe teknologjisë është shumë i lartë, transmeton Telegrafi.
Continental Supersport që ka 700 kuajfuqi, ofron qëndrueshmëri të lartë, si dhe mundësi që të lëvizet edhe nëpër terrene të papërshtatshme.
Në videon e postuar më poshtë, shihet eksperienca me veturën sportive nga Britania e Madhe, e cila ka edhe një pamje shumë të bukur. /Telegrafi/