Lideri i opozitës polake dhe njëherit ish-presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka mbetur pa patentë shofer për vozitje të shpejtë.
Tusk u ndal nga policia të shtunën në mëngjes, pasi në një zonë të banuar voziti me shpejtësi prej 107 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Tusk u dënua me 500 zlot, me marrjen e patentë shoferit për tre muaj si dhe heqjen e 10 pikëve (nga 24).
64-vjeçari që tani është në krye të partisë opozitare “Platforma Qytetare”, ka shkruar në Twitter së dënimi është “adekuat” dhe se e ka pranuar “pa ndonjë kundërshtim”. /Telegrafi/
Jest przekroczenie przepisu drogowego, jest kara zatrzymania prawa jazdy na 3 miesiące plus 10 punktów i mandat. Adekwatna. Przyjąłem ją bez dyskusji.
— Donald Tusk (@donaldtusk) November 20, 2021