Telegrafi

Voziti me shpejtësi kamionin e vjedhur, duke e përplasur për 14 vetura (Video)

Kamioni i vjedhur në periferi të Mançesterit të Anglisë, është vozitur me shpejtësi nëpër një rrugë të qetë ku ka dëmtuar rëndë 14 vetura dhe disa rrethoja të shtëpive.

Nuk ka të lënduar nga ky rast, por disa të pranishëm kanë marrë gërvishtje nga xhamat që kanë kërcyer nga makinat.

Videoja e postuar më poshtë, tregon kamionin e rëndë afro 18 tonelata, që lëvizë derisa ka të kapur prapa një veturë.

Ende nuk është identifikuar hajni, që i ka vënë flakën kamionit para se ta braktiste. /Telegrafi/