Pronari i paemëruar i një qeni, ka vozitur ngadalë nëpër barin e një parku në Prenton të Anglisë, teksa qeni tij vraponte anash.
Nxjerrja e kafshës për tu shëtitur në këtë mënyrë, është kritikuar në masë të madhe, pasi ka mundur ta shtypte me veturë, transmeton Telegrafi.
“Kështu vepron për çdo ditë”, dëgjohet duke thënë dikush në sfond, ndërsa një tjetër shton se kjo gjë është e rrezikshme.
Rasti nuk pritet të mbarojë me kaq, pasi hyrja me veturë dhe ngasja në hapësirën e gjelbëruar të parkut, është veprim i dënueshëm. /Telegrafi/