Shoferi i paemëruar ka vozitur nëpër rrugën që e lidh një ishull të vogël me bregdetin e Lindisfarne në Angli, derisa ishte e vërshuar nga uji i baticës së detit.
Ai i ka injoruar shenjat që ndalojnë qarkullimin, në kohën kur shtegu është i mbuluar me ujë dhe mund të ketë probleme në qarkullim, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ka dalë në anën tjetër, pa i shkaktuar ndonjë dëmtim veturës, mbrojtësit e rendit po kërkojnë të mos përsëritet një veprim i tillë.
“Po që se makina ngec shkaku i lagies me ujë, atëherë procesi i shpëtimit dhe largimit nga rruga është i vështirë dhe i kushtueshëm”, thuhet në deklaratë lidhur me rastin.
Sidoqoftë, videoja po qarkullon nëpër rrjete sociale, meqë po duket sikur vetura po vozitë nëpër ujë. /Telegrafi/
https://youtu.be/eXdLD5OpkeM