Telegrafi

Voziti mbi trotuar për të lëshuar rrugën autoambulancës, veprimi shoferit ka nxitur kritika (Video)

Caroline Mullineaux nga Mançesteri i Anglisë, ka treguar se si shoferi i një furgonit ka vozitur mbi trotuar për t’i lëshuar rrugën autoambulancës, megjithëse kishte hapësirë të bollshme.

Me këtë rast, konsiderohet se janë rrezikuar këmbësorët, megjithëse ajo zonë ishte tërësisht e zbrazët, transmeton Telegrafi.

“Kur keni përpara makinat që duhet të lëvizin me emergjencë, mos bëni panik. Mundohuni t’ia lironi rrugën, por pa thyer rregullat e komunikacionit”, ishte komenti i një eksperti komunikacioni.

Me të këtë rast, është kërkuar të mos vozitet nëpër pjesë të ndaluara, në rastet kur përpara është ndonjë autoambulancë apo makinë e zjarrfikësve. /Telegrafi/