I riu i paemëruar është filmuar nga shoku tij, teksa voziste veturën me këmbë nëpër një autostradë të Kinës.
Gjatë intervistës nga forcat e rendit, ai ka thënë se drejtoi timonin në këtë formë, sepse i duhej të kontrollonte diçka në telefon.
“Pranoj që pamjet janë të vërteta, por unë nuk e dija se kjo është e ndaluar”, ka thënë shoferi i ri, duke insistuar se rruga ishte e zbrazët
Rasti është nën hetime, ndërsa ai pritet që së shpejti të paraqitet para drejtësisë, për këtë veprim që nuk rekomandohet të imitohet nga askush. /Telegrafi/
https://youtu.be/Ehi4IEpGSiY