Site icon Telegrafi

Voziti biçikletën në tel në 80 metra lartësi mbi tokë

Ai voziti biçikletën në telin e gjatë më shumë se 30 metra, i cili qëndronte i varur në lartësinë prej 80 metrash mbi tokë në Paradise Island, shkruan Telegraph.

Nën të nuk kishte masa mbrojtëse. Turistët e shikuan vozitjen e Nikut nga pishina dhe parqet në afërsi të hotelit.

Pas vozitjes me biçikletë Nik provoi edhe ecjen 610 metra, në lartësi 76 metra mbi ujë nën të cilin gjendeshin peshkaqenë. Winston Simone, zëdhënësi i Wallendas, tha se Nik nuk ka ecur kurrë më shumë në tel sesa në përpjekjen e fundit. Më 2008 në New Jersey ai kishte vozitur biçikletën në tel në lartësinë 72 metra mbi tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version