Site icon Telegrafi

Voziti 51 vjet pa patentë shofer

“Hetimet preliminare treguan se këtij plaku 79-vjeçar patentë shoferi i ishte konfiskuar. Sipas të dhënave të administratës federal të trafikut ai nuk lejohet të vozisë deri në qershor të vitit 2031”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shoferit, emri i të cilit nuk u bë publik, policia ia kishte konfiskuar patentë shoferin në vitin e largët 1959 për shkak të vozitjes në gjendje të dehur. Pasi sërish është ndaluar për shkelje në trafik, gjykata ia ndaloi voziten për 72 vjetët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version