Telegrafi

Voziti 240 km/h në autostradë, arrestohet reperi Lil Yachty

Lil Yachty (Foto: DailyMail)

Reperi i njohur, Lil Yachty, është arrestuar javën e kaluar për shkak se kishte vozitur deri në 240 km/h, në një autostradë në Atlanta.

23-vjeçari ishte duka kaluar në atë rrugë, teksa ishte duke shkuar në qendrën e qytetit, shkruan Daily Mail.

Yachty edhe më parë ka pasur incidente me makinën e tij të llojit “Ferrari”, pasi në korrik ishte aksidentuar për shkak të shpejtësisë.

Ndërkaq, policia ka raportuar se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Miles McCollum, është ndaluar në Connector të Atlantas.

Ai në atë moment ishte duke drejtuar veturën ‘Ferari’ me ngjyrë të bardhë, teksa u arrestua për shkak të shpejtësisë.

Derisa lajmet qarkulluan në rrejt, Lil Yachty përmes një video në rrjetin sociale ka bërë të ditur se nuk është arrestuar.

“Nuk jam në burg”, ka shkruar në mbishkrimin e videos ku shihej duke numëruar paratë.

Vlen të përmendet se përkundër pandemisë coronavirus, ai ka qenë duke performuar në disa vende të ndryshme. /Telegrafi/