Site icon Telegrafi

​Voziti 208 km/h, 21-vjeçarit në Shqipëri i bllokohet vetura luksoze

Policia Rrugore e shtetit shqiptar ka bllokuar një automjet tip “Audi” të shtetasit H.M. (21), për shkak të tejkalimit të shpejtësisë duke qarkulluar me 208 km në orë në Bypass-in e Fierit.

21-vjeçarit me banim në Kamëz gjithashtu iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë sigurie, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 gjoba pa paguar.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera dhe aparate fotografike.

Exit mobile version