Dy vozitësve në të njëzetat, një femre nën ndikimin e alkoolit dhe një mashkulli i cili kishte konsumuar kanabis, u janë konfiskuar automjetet në Italinë veriore qëkur legjislacioni ka hyrë në fuqi në fund të muajit të kaluar.
Legjislacioni i ri përcakton që, secili vozitës i cili rezulton pozitiv për ndonjë drogë të paligjshme apo ka nivel të alkoolit i cili tejkalon atë të caktuar me ligj, do t’u konfiskohet automjeti, si dhe do të përballen me gjoba të majme dhe dënime me burg.
Automjetet do të vendosen në shitje me ankand apo do të përdoren nga ana e policisë, siç është rasti veçmë për automjetet e konfiskuar nga mafiozët dhe shpërndarësit e drogës.
Vetëm gjatë vitit të 2006, 5.669 njerëz kanë vdekur në rrugët e Italisë.