Site icon Telegrafi

Vozitësja për pak nuk mbytë instruktorin

Britanikja Connolly e ka kaluar testin e vozitjes në muajin dhjetor të vitit 2006 në Edinburgh.

Ajo ka gabuar 14 herë, pesë herë seriozisht dhe një herë jashtëzakonisht me rrezik. Ka frenuar me këmbë të majtë, edhe pse ia kishte tërhequr vëmendjen disa herë.

Duke parë automjetin e Ndihmës së Parë në retrovizor, Lisa është tronditur dhe sërish ka frenuar përnjëherësh derisa po voziste me shpejtësi prej 15 kilometrash në orë.

Carmichael nga dridhjet e ka lënduar qafën. Ai është ankuar në gjyq se gjatë 12 viteve të karrierës së tij kurrë më parë nuk kishte pasur nxënëse më të keqe se ajo.

Exit mobile version