Site icon Telegrafi

Vozitësja e autobusit aktore e filmave pornografik

Vozitësja, e cila kishte arritur të merr kurorën për Mis Nudo Belgjika 2009, kishte kaluar të gjitha testet e vozitjes pas kursit gjashtë-javësh raporton gazeta britanike “The Sun”.

Por modelistja, me emrin Audrey, ishte urdhëruar të zgjedh një karrierë pasi që shefat e saj i kishin parë fotografitë lakuriqe në faqen e saj të internetit.

“Isha duke qëndruar para drejtorit të njësitit të burimeve njerëzore dhe ai më kishte pyetur të zgjedh në mes të karrierës time erotike dhe karrierës time në vozitjen e autobusëve”, ka thënë 24-vjeçarja Audrey.

"Ai më kishte thënë të nënshkruaj një formular zotimi se nuk do të bëja më fotografi lakuriqë", ka shtuar ajo.

Carine Zanella, zëdhënëse e kompanisë së autobusëve TEC, ka thënë se trajtimi i Audreyt nuk ka asnjë lloj lidhjeje me moralin.

"Nuk dëshirojmë të punësuarit tonë të përfundojnë shout e tyre erotik e tyre në mes të natës dhe të ulen të timonin e autobusit në ora gjashtë të mëngjesit të nesërm", ka thënë zëdhënësja.

Megjithatë, Zanella ka pranuar se Audrey është një nga vozitëset më të popullarizuara në historinë e kompanisë.

Exit mobile version