Anketat tregojnë se 4 nga 5 vozitësit e automjeteve në Maqedoni drejtojnë automjetet e tyre në komunikacion me shpejtësi të tejkaluar, ndërkaq më së shpejti drejtojnë automjetin edhe në gjendje të dehur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me ndryshimet e Ligjit për komunikacion, policia e ka ulur shpejtësinë në 50 km/h në zonat urbane. Gjithashtu, policia ka shqiptuar dënime më të larta për shkelësit më të rëndë, për të cilët, Këshilli i Sigurisë kërkon zbatimin e tyre.
Që nga fillimi i vitit 2016, në komunikacion kanë vdekur 35 persona, 12 më tepër se vitin e kaluar në të njejtën periudhë kohore. Një pjesë e tyre kanë qenë në automjete, disa duke kaluar rrugën, kanë vozitur bicikleta, kurse shkaku më i shpeshtë ka qenë shpejtësia e tepërt./Telegrafi/