Site icon Telegrafi

Vozitësi kalon në anën e kundërt të rrugës dhe vdes si shkak i humbjes së kontrollit

Tridhjetë vjeçari S. K. nga Struga ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në rrugën Strugë-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mali Vllaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski tha se aksidenti ka ndodhur në 9:40 minuta, dhe nga lëndimet e rënda, personi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm në Strugë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Vasillevë, kur i ndjeri, në rrugën kryesore nga drejtimi i pikës kufitare Qafë Thanë drejt Strugës ka drejtuar makinën Ford Fiesta me targa regjistrimi të Strugës. Për shkak se shpejtësia nuk ka qenë në përputhje me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin e automjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka dalë jashtë rrugës, tha Dimovski.

Në vendin është kryer inspektim nga organet kompetente. /Telegrafi/

Exit mobile version