58 vjeçari nga Ormani ka shtypur me veturë dy këmbësorë në rrugën Magjistralja e Adriatikut në Shkup. Njëri këmbësor, në moshë 23 vjeçare, ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informatave të MPB-së, dje në ora 18:40 në Shkup në rrugën Magjistralja e Adriatikut, vozitësi N.J.A.M. (58) nga fshati Orman me veturë ‘Land Cruiser’ me targa të Tetovës ka shtypur këmbësorët A.N. (23) nga Gostivari dhe Z.A.(68) nga fshati Debresh i Gostivarit.
Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”, ku në ora 19:20 është konstatuar vdekja e A.N., ndërsa te Z.A. janë konstatuar lëndime trupore.
Ekip policor ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/