Site icon Telegrafi

Vozitësi i nervozuar e kafshon këmbësorin

Rumuni 36-vjeçar Mihai Nicoara i ka thënë policisë se vozitësi i çartur kishte dalë nga makina e tij dhe ia kishte ngulur dhëmbët e tij në bark në një udhëkryq të qytetit Iasi.

"Ai vetëm më bërtiti dhe më pas më kafshoi në bark me dhëmbët e tij. Ai më shqeu bluzën dhe tani e kam një plagë bukur të keqe", ka thënë ai.

Policia ka njoftuar se ndaj vozitësit Radu Becali është ngritur kundërvajtje për sulmin.

Por Nicoara është betuar se do të ngutet kur të kalojë prej njërës anë të rrugës në tjetrën në të ardhmen.

"Kurrë nuk kam menduar se isha i ngadalshëm në kalimin e rrugës. Por, vozitësit shpesh më bënin me bori dhe kam menduar se vetëm po bëheshin miqësorë", ka thënë ai.

"Tash e tutje do të sigurohem që nuk po ec kalamendur kur të kaloj rrugën", ka përfunduar Nicoara.

Exit mobile version